image Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, por doli me kërkesë të njëjtë si Vuçiqi

Politikë

Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, por doli me kërkesë të njëjtë si Vuçiqi

news image

Në Kuvendin e Shqipërisë sot është diskutuar situata në veri pas sulmit terrorist serb ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha akuzoi kryeministrin, Edi Rama se nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, por shpalli skenarë imagjinarë si në Donbas, gjë që, sipas Berishës, e bën të jetë në të njëjtën një me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Edi Rama u vërsul me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Shpalli skenarë imagjinarë, Donbas, republika KFOR-i dhe çdo gjë tjetër që e urdhëronte padroni i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiq. I shpalli ato në një kohë antihistorike, jashtë çdo konteksti. Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, veriu i Kosovës vërtetë kufizohet me Rusinë e vogël, por Rusia e vogël në veri të Kosovës, kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n dhe e provoi se ç’ndodhi këto ditë.

E provoi se ç’ndodhi këto sepse mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin.

Po pse të mos e quante Pashiq, Edi Ramën, zoti Martin, në një kohë kur pas sulmit terrorist në ora 11:00, Edi Rama del e kërkon atë që kërkonte Vuçiqi dhe Sergei Lavrov, atë që kërkonte Daçiqi, konferencën ndërkombëtare për Kosovën”, u shpreh në Kuvend Berisha.

/GazetaSinjali/