Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka publikuar një fotografi, në të cilën pretendon se janë paraqitur personat e lidhur me drogën që u gjet dhe u konfiskua në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë fotografi Berisha thotë se e ka pranuar nga një qytetar.
“Banda e Kavajës e lidhur me Habilin e 600 kg kokainë që u kapën në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
Në mesazhin të cili Berisha pretendon se e ka pranuar nga qytetari thuhet se në foto shihen kryetari i Kavajës, Radjan Krali, baxhanaku i tij, Alket Beu dhe i akuzuari për drogën e kapur në Kosovë, Bledar Habili.
“Në foto janë narko kryetari problematik i Kavajës, Redjan Krali, narko baxhanku problematik i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Alket Beu, Bledar Habili, i cili u akuzua për drogën e kapur në Kosovë”, thuhet në mesazhin që Berisha thotë se e ka pranuar nga një qytetar.
Postimi i plotë:
Banda e Kavajës e lidhur me Habilin e 600 kg kokainë që u kapën në Kosovë!
Lexoni mesazhin dhe shikon foton e qytetarit digjital. S.B.
Përshëndetje dr.Berisha!
Në foto shihet qartë miqësia e drejtueseve problematikë të qytetit të Kavajës me narkotrafikantin në foto, Bledar Habili, i akuzuar për sasitë e kokainës të kapur në Kosovë.
Në foto janë narko kryetari problematik i Kavajës, Redjan Krali, narko baxhanku problematik i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Alket Beu, Bledar Habili i cili u akuzua për drogën e kapur në Kosovë.
Të lutem Anonim./GazetaSinjali/