image Berisha: Presidenti francez Emanuel Macron ua tha shqiptarëve të vërtetën

Politikë

Shqipëri/ Berisha: Presidenti francez Emanuel Macron ua tha shqiptarëve të vërtetën

news image

Debati lidhur me refuzimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vijon të jetë i ndezur.

Gjatë samitit dy ditor në Bruksel, Maqedonia e Veriut u bllokua vetëm nga Franca, ndërsa për bllokimin e Shqipërisë Francës iu bashkuan edhe Holanda dhe Danimarka, sipas raporteve të medieve të huaja.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot, teksa thotë se Presidenti francez Emanuel Macron u thotë shqiptareve të vërtetën:

“Shumica e vendeve te BE ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë”, – u shpreh Berisha.

“Këtë deklaron botërisht Presidenti i Emanuel Macron. Ai hedh poshtë mashtrimin e kreut te meduzës Edvin Kristaq Mafia dhe velines se tij Sugar Cakajt!

Euronews jep deklaratën me zë, figurë dhe Twitter të presidentit Macron!

Këtu me poshtë keni videon e deklaratës së Presidentit të Francës, Macron ne Euronews. Ndiqeni atë”, shprehet Berisha përmes një statusi në Facebook:

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron për Euronews. /Gazeta Sinjali/