image Koordinatori nacional për Siguri Kibernetike: Kujdes në internet

Siguri

Koordinatori nacional për Siguri Kibernetike: Kujdes në internet

news image

Koordinatori nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, sot takoi Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai u njoftua gjatë takimit lidhur me angazhimet e këshillit në fushën e sigurisë kibernetike.

“Në bazë të përgjegjësive si zëvendësministër i MPB-së, sot takova Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike ku u njoftova lidhur me angazhimet e këshillit në fushën e sigurisë kibernetike, strategjinë kundër krimit kibernetik , projekt ligjin për siguri kibernetike si dhe çështje me rëndësi në fushën e sensibilizimit të qytetarëve lidhur me rreziqet që vijnë nga sulmet kibernetike”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Gjithashtu, ai kërkoi nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në internet.

“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike. Kujdes në internet”, përfundoi Berisha. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zafir.berisha/posts/4020753261288155