image Berisha për Ramën: Shkoi në Kosovë të heq qyrkun e tradhtarit

Rajon

Berisha për Ramën: Shkoi në Kosovë të heq qyrkun e tradhtarit

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vizitës së pasardhësit të tij në pozitë, Edi Rama, në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha ka thënë se Rama erdhi në Kosovë “për të ndërruar qyrkun e tradhëtarit me xhamadanin e shqiptarit”.

“Edvin Kristaq Zografi në Kosovë nuk shkoi për solidaritet me zotërinjtë Thaçi dhe Veseli, të akuzuar së fundmi pa vendim gjykate nga prokuroria e gjykatës speciale. Ai shkoi në Kosovë me qëllimin dhe shpresën e vetme që mund të ndërrojë, të heq qyrkun e tradhëtarit dhe të vesh xhamadanin e shqiptarit”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Por, sipas tij ky mundim i shkoi huq, pasi që thotë se “vendin e xhamadanit të shqiptarit ia zuri antiplumbi i frikacakut”./Gazeta Sinjali/