image Berisha për Gjykatën Speciale: Është beteja e fundit e UÇK-së kundër Serbisë dhe argatëve të saj

Kosovë

Berisha për Gjykatën Speciale: Është beteja e fundit e UÇK-së kundër Serbisë dhe argatëve të saj

news image

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare së Kosovës, njëherësh Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha është shprehur se nuk është ndier mirë kur ka parë sot në sallën e gjyqit në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Berisha ka thënë se kjo është beteja e fundit e UÇK-së kundër Serbisë dhe argatëve të saj që po tentojnë ta barazojnë luftën për liri të Kosovës me atë gjenocidale të Serbisë.

“Nuk ishte ndjenjë e këndshme të shohësh miqtë e luftës që dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës, në këtë gjykatë që po dihet se është produkt sllavo-serb. Mendoj se është beteja e fundit e UÇK kundër Serbisë dhe argatëve të saj që po tentojnë ta barazojnë luftën për liri të Kosovës me atë gjenocidale të Serbisë”, është shprehur Berisha.

“Në këtë moshë të jesh i akuzuar me shpifje dhe trillime nuk është ndjenjë e mirë. Baca Jakup ka thënë atë që duhet ta thotë secili në një gjykatë. Për dallim nga Thaçi që ka folur avokati i tij, ai e ka thënë një të madhe rreth mashtruesve dhe të mashtruarve që kanë sjell formimin e kësaj gjykate”, tha ai për Klan Kosova.

Berisha po ashtu, ka theksuar se shqiptarët nuk kanë bërë luftëra në baza fetare, siç ceket në aktakuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Feja ka qenë në rend të dytë kur në pyetje ka qenë atdheu. Lufta është bërë për bindje politike”.

/Gazeta Sinjali/