image Berisha: Ndërhyrja e ambasadores Kim personale, do t’i informoj autoritetet në SHBA

Shqipëri

Berisha: Ndërhyrja e ambasadores Kim personale, do t’i informoj autoritetet në SHBA

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një deklarate për gazetarët ka bërë me dije se do të informojë SHBA-në për ndërhyrjet në politikën e brendshme të ambasadores Yuri Kim.

Ky reagim i Berishës vjen pasi një ditë më parë akuzoi ambasadoren amerikane se po ndërhyn në vendimmarrjen e gjykatave për çështjen e brendshme të PD.

Berisha u shpreh se, kjo ndërhyrje është qëndrim personal i ambasadores dhe jo një orientim i  vetë SHBA.

Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të Lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së”, deklaroi ish-kryeministri.

Berisha komentoi edhe vendimin e dhënë dje nga gjykatësja Blerina Muça që njohur ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, shkruan euronews.al.

Një gjykatëse vendosi dje të shkruaj ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon çdo imagjinatë, në një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e karakterin nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse nuk ka pranuar ankesën tonë”, tha ai.

Berisha bëri këtë deklaratë këtë të shtunë pas votimit për zgjedhjen e kreut të PD në degën numër 2 në Tiranë.

/GazetaSinjali/