image Berisha: Më shpallën person non-grata pas qëndrimit tim kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

Shqipëri

Berisha: Më shpallën person non-grata pas qëndrimit tim kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka aluduar se vendimi i SHBA-së për shpalljen e tij ‘non grata’ mund të ketë ardhur si pasojë e qëndrimit të tij kundër ndryshimeve të kufirit në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Berisha ka shtuar se ai akuzohet edhe se ka bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane.

Kur ma tha absolutisht nuk e dija, absolutisht nuk kisha marrë asnjë mesazh nga askush. Por kur interesova kam marrë vesh se isha future në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme amerikane. Qesha shumë kur mora vesh këtë. Por unë kam mbrojtur një pikëpamje të interesit shqiptar, që e besoj se është në interes të shqiptarëve. Unë e dija mirë se ai proces se për shkak të tradhtisë së mirëfillte kombëtare të Edi Ramës dhe Thaçit, por dheun dhe shkoi deri në administratën më të lartë në SHBA”, ka thënë Berisha në TV Klan.

Ish kreu i qeverisë ka shtuar se qëndrimi i tij kundër ndryshimit të kufijve ka qenë në interes të kombit.

Lobimi ka qenë shumë i fuqishëm, i Sorosit, Ramës, Vuçit dhe Thaçit për të ndryshuar kufijtë. Unë e dija që kundërshtimi im u bë pikënisje për vijimin e kundërshtimeve të tjera, u prit me një zemërim të thellë, për të mos thënë deri në urrejtje. Unë se kisha kundër askujt, e kisha kundër interesit të kombit tim”, tha ai.

Berisha ka folur edhe për tekstin që ka shoqëruar vendimin për shpalljen e tij ‘non-grata’, për të cilin tha se ishte i sajuar e njëkohësisht i bazuar në shpifje.

Atij dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e kishte bërë të ditur më 19 maj të këtij viti, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një postim në Twitter./Gazeta Sinjali/