Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ndërsa gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e parave të tij tanimë.
Prokuror i çështjes për të cilën është ndalur Malltezi është ish-kreu i SPAK, Arben Kraja.
Dhëndri i ish-kryedemokratit është vënë në pranga në kuadër të hetimeve mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Pas dhëndrit Berishës është arrestuar edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, bashkëpronar me Malltezin te kompleksi “Partizani”, ndërsa për ish-kryeministrin Berisha është lënë masa “detyrim paraqitje”.
Një ditë pas këtyre zhvillimeve, brenda pallatit ku banon ish-kryeministri Sali Berisha, janë parë forca policie.