image Berisha-Kurtit: Duhet me u marrë me problemet e qytetarëve, jo çka kanë thënë filozofët e Kinës

Kosovë

Politikë/ Berisha-Kurtit: Duhet me u marrë me problemet e qytetarëve, jo çka kanë thënë filozofët e Kinës

news image

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se Albin Kurtin duhet pritur prej 100 ditë deri në 1 vit. Ai ka thënë se Kurti është zhveshur nga parimet e tij.

“Dallon shumë edhe është mirë 100 ditë me e prit. Edhe atë ditë në formimin e qeveris folën shumë. Kam thënë që Albin Kurin duhet me e prit edhe pse ai u zhvesh prej parimeve, mirëpo nuk mundem me u gjuajtë me ia thënë të gjitha atë ditë duhet me prit 100 ditë, me e prit një vit. Me heqjen e taksës duhet me e shiku çka ndodh”, ka thënë Berisha.

Deputeti i AAK-së ka thënë se Kurti duhet të merret me problemet e qytetarëve e ‘jo çka kanë thënë filozofët e Kinës’.

“Duhet të marrë masa fill, në Istog, Pejë duhet të marrë masa, janë mbyll shkolla, është ndalur rryma, duhet me u marrë me këto, jo çka kanë thënë filozofët e Kinës. Unë i tregoj çka po thonë shqiptarët”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/