image Berisha i reagon VV-së pas deklaratës për çlirimin e Kosovës, e quan Kurtin skizofren e partinë kope delesh

Politikë

Berisha i reagon VV-së pas deklaratës për çlirimin e Kosovës, e quan Kurtin skizofren e partinë kope delesh

news image

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që kjo e fundit ishte shprehur se “Më në fund pas 22 vitesh, Shtimja është e lirë”.

Berisha përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook e ka e quajtur kryeministrin Kurti ‘’skizofren’’ dhe partinë e tij “sekt trushpërlar”.

Ai pyeti se nga kush qenka çliruar Kosova, dhe se atyre iu ka ndaluar ora në vitin 1999.

Përveç Berishës, për deklaratën e tij, Qemajl Aliu, u kritikua ashpër edhe nga figura të tjera./GazetaSinjali/