Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se një nga dy vendimet e para të PD-së në qeveri, do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Ramën se nuk njohu gjenocidin serb në Kosovë, ndërsa shtoi se “krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshja e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD-së”.
“Edi Rama në qoftë se do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen dhe sakrificën e tyre, martirizimin e tyre në më shumë se 150 vjetët e fundit, duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke pasur njohur gjenocidin ciklik serb në Kosovë. Janë 1400 qenie të pafajshme që u vranë e u dogjën vetëm e vetëm se kishin prindër shqiptarë në shtëpitë e tyre”, tha ai në një konferencë për media.