image Berisha drejtuar Vuçiqit: Në çdo përpjekje për destabilizim të Kosovës, do të përballesh me Shqipërinë

Shqipëri

Berisha drejtuar Vuçiqit: Në çdo përpjekje për destabilizim të Kosovës, do të përballesh me Shqipërinë

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij që ka mbajtur në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike (PD), ka paralajmëruar presidentin serb, se do të përballet me Shqipërinë, në rast se tenton të destabilizojë Kosovën.

Duke folur, Berisha tha se ky kuvend është një hap tutje për kapitullin historik të fitores, shkruan Gazeta Sinjali.

Shumë diskutojnë dhe pyesin: Po ku mundet Edi Rama? A nuk jemi ne së bashku që e kemi mundur 3 herë atë. Edhe 6 herë të tjera do ta mundim. Por ky marsh, ky udhëtim kërkon nga ne të bëjmë gjithçka për mendjen dhe zemrat e shqiptarëve“, tha lideri i demokratëve.

Berisha ka thënë se është në dijeni se ka demokratë të cilët mund të jenë ftohur, e të atillë që kanë hatërmbetje dhe hidhërim.

Sot kemi këtu dhjetëra e qindra delegatë që para 6 Marsit ishim në pozicione të ndryshme. Më lejoni t’i falënderoj ata me mirënjohjen më të thellë për praninë në këtë sallë. Është i mirëpritur çdo demokrat në shtëpinë e tij, por e rëndësishme është që të rendim, të shtrijmë dorën ndaj çdo demokrati që nga viti ‘90 gjer sot, ta ftojmë të kthehet tek kontributi i tij, ta ftojmë të japë kontribut tjetër për fitoren e PD dhe do shihni që ne nuk do jemi, 40 apo 50 mijë, por ju garantoj 2 ose 3-fishi i tyre“, ka shtuar tutje Berisha.

Duke përmendur marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, Berisha tha se ky i fundit do ketë fatin e Vladimir Putinit në aventurat e tij në Kosovë.

“Rama është njeriu që i bën më shumë tualet Vuçiq. Kurrë s’mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë të Kosovës. Çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do përballet me Shqipërinë. Atë fat që do pësojë Putini në Ukrainë do ta kesh dhe ti në çdo aventurë tënden në Kosovë dhe kudo tjetër”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/