Një nga vendimet e para që do të marrë kreu i PD Sali Berisha nëse vjen në pushtet është heqja e taksës dhe traut për Rrugën e Kombit.
Kështu tha Berisha gjatë një komunikimi online me qytetarët në “Facebook”.
“Edi Rama vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai vendoi çadra për të bllokuar hapjen e tunelit kombëtar. Taksa dhe trau do të hiqen që në muajin e parë të qeverisjes tonë.”, tha ai.
Protestat e gjithanshme për të rrëzuar qeverinë, Berisha, tha se do të nisin së shpejti.
Protestat janë rruga për të cilën është përcaktuar fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të nisin shumë shpejt. Janë shtyrë, por edhe shtyrja bëhe për shumë aspekte e padurueshme. Grevat e protesta do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri shpresën e votën e lirë për të dalë nga regjimi totalitar”, tha Berisha.