image Berisha: Ballkani i Hapur sjell homogjenin serbe në rajon

Shqipëri

Berisha: Ballkani i Hapur sjell homogjenin serbe në rajon

news image

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përshëndetur publikisht Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën që refuzuan të bëhen pjesë e “Open Balkan”.

Berisha tha se kjo nismë sjell homogjenin në rajon dhe BE nuk e përkrah për shkak se nuk sjell stabilitet, por vasalitet.

“E patë një foto në Beograd. Padroni me dy argatët dhe rrinin si roje nderi para Sorosit Junior, Alexit. Ne jemi kundër sepse BE formatoi nismën e Berlinit për të na afruar me vetën dhe vendosi edhe 9 miliardë euro ndihmë për ne”, tha ai.

“Ballkani i Hapur sjell homogjenin serbe në rajon. Përshëndes qeverinë e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës që hodhën në kosh këtë projekt. Që në fillim e denoncova duke mbrojtur fermerët e Lushnjës, të Korçës dhe me radhë”.

“Von Der Layen erdhi këtu me mesazhin e qartë ne nuk përkrahim Ballkanin, të njëjtën gjë i tha kancelaria. Ai nuk sjell stabilitet, por vasalitet”, tha Berisha, raporton TCh./GazetaSinjali/