image Berisha akuzon Edi Ramën për stadiumin, e quan “Arena e Hajnisë”

Futboll

Tiranë/ Berisha akuzon Edi Ramën për stadiumin, e quan “Arena e Hajnisë”

news image

Sali Berisha e ka akuzuar kreun e Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama për keqpërdorime financiare me rastin e ndërtimit të stadiumit futballistik në Tiranë.

Ish kryeministri i Shqipërisë, ka bërë të ditur se stadiumi në Tiranë ka kushtuar shumë më shtrenjtë sesa ai në Prishtinë edhe pse ka kapacitet më të vogël ulësesh. Ai ka akuzuar drejtuesit e shtetit për hajni në këtë projekt.

“Arena e Hajnise me 21000 vende kushton 27 milione euro me shume se sa Stadiumi kombetar i Kosoves me 30000 vende!” Kulla Kristaq Rama dhe Molli familjar i klanit Mafioz Rama gllabrojne 50% te fondeve te asaj qe nisi si Arene Kombetare dhe perfundoi si aneks i pronave te Edvin Hajdutit dhe Klanit te tij mafioz!” ka thënë ish kryeministri I Shqipërisë, Sali Berisha./Gazeta Sinjali/