image Berat Rukiqi kërkon nga Qeveria reforma në OSHP për shkak se po sjell dëme milionëshe

Kosovë

Kërkesë/ Berat Rukiqi kërkon nga Qeveria reforma në OSHP për shkak se po sjell dëme milionëshe

news image

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga Qeveria të ndërmarr veprime dhe ta reformojë Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas tij, OSHP-ja po sjell dëme milionëshe dhe po largon investitorët.

Ai tutje ka renditur disa nga arsyet pse duhet të reformohet ky organ. Sipas tij, ai është bërë simbol i vendimeve të padrejta për bizneset.

“Këto vendime po dëmtojnë me miliona euro buxhetin e vendit, shumë më shumë se numri i madh i ministrive, këto vendime po forcojnë monopole të kompanive në fusha të ndryshme të prokurimit publik, një vendim i javëve të fundit nga ky organ, ka gjasa ta largojë se paku një investitor serioz që prodhon në Kosovë dhe të dekurajojë edhe shumë të tjerë”, ka shkruar ai në Facebook.