image Beqiri: Vjosa Osmani ka dy pozita, e këto i ka falë LDK-së

Politikë

Beqiri: Vjosa Osmani ka dy pozita, e këto i ka falë LDK-së

news image

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentares, Vjosa Osmanit, e cila në një deklaratë kishte thënë se LDK janë të etur për pushtet, gjersa ajo është në shërbim të qytetarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Beqirit, Vjosa Osmani ka dy pozita, e këto i ka falë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Çdo parti kur hyn në garë, hyn për pushtet. Edhe Osmani ka dy pozita, e këto i ka falë LDK-së, e dyta s’buron nga vota e qytetarit por nga Kushtetuta. Njëra derivon tjetrën dhe s’pajtohem me atë që e ka thënë”, tha ai.

Tutje, Beqiri shtoi se logoja e LDK-së si e tillë është e shenjtë.

“Brenda nesh është normale që ka edhe moskuptime, por unë s’bëj pjesë në grupin e atyre që ngritin flamurin lartë e largohen”.

“Me më shkarku mu LDK, unë nuk e lëshoi, por do t’iu kisha tregu atyre që e keni keq dhe jo unë që u shkarkova”, përfundoi Beqiri në RTV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/