Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e lojtarëve për takimin kundër Elche, në kuadër të La Liga Santander. E në këtë listë do të mungojë sulmuesi francez, Karim Benzema, shkruan Sinjali Sporti.
Gjatë ndeshjes me Sherifin në Champions League, Benzema pati një lëndim në këmbë. Ashtu me dhimbje, ai luajti kundër Barcelonës dhe Osasunas, mirëpo tash do t’i jepet pushim që ta kalojë këtë lëndim.
Deri më tani, Benzema është lojtari i tretë me më së shumti minuta në skuadrën e Ancelottit pas Thibaut Courtois dhe Eder Militao.
Los Blancos do ta kenë të vështirë të luajnë pa Karim Benzema.