image Benzema 'merakli i veturave', prezanton koleksionin e makinave luksoze - VIDEO

Futboll

Benzema ‘merakli i veturave’, prezanton koleksionin e makinave luksoze – VIDEO

news image

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema, ka treguar se është “fans i madh i veturave”.

Futbollisti francez ka shfaqur koleksionin e veturave luksoze që ka.

Benzema në një video të publikuar në kanalin Youtube ka treguar se posedon një Bugatti Chiron, Veyron Pur Sang, McLaren-Mercedes SLR, Mercedes G65 AMG, Audi RS 4, RS 6 dhe RS Q8.

34 vjeçari deklaroi se vetura e tij e parë ishte një Mini Cooper S i zi, që e kishte blerë nga një mik i tij.

Pasi nënshkroi kontratën e parë profesionale me Lyonin, në ditëlindjen e tij të 18-te ai bleu një BMW M6 507 CV.

/Gazeta Sinjali Sporti/