Karim Benzema sonte pritet që të zgjedhet fitues i “Topit të Artë” për vitin 2022.
Francezi kishte një sezon mbresëlënës gjatë këtij viti, duke fituar titujt e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, si dhe duke u zgjedhur golashënuesi më i mirë në secilën nga këto dy kompeticione.
“FranceFootball” do të bëjë të ditur sonte fituesin e “Topit të Artë”, dhe Karim Benzema – i cili është favorit i padiskutueshëm për çmimin – është deklaruar në intervistë.
“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj të kemi një lajm të mirë sonte”, ka deklaruar Benzema.
???? Karim Benzema : « Happy to be here, it's my first time. Hope to have a great news tonight ! »#ballondor pic.twitter.com/9nhkZCWJai
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) October 17, 2022