Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në plazhin e Durrësit ngase ai ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Më 15 qershor ai kishte aksidentuar shtetasen italiane A.G ., 74 vjeçe dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Report TV.
Ai dyshohet se është autor i 2 vjedhjeve të ndodhura në Kameras, Durrës ku në dyqanin e shtetases V.M kishte vjedhur të holla dhe disa paketa cigare. Po ashtu dyshohet se në lagjen nr 13 në plazhin e Durrësit dyshohet se ka vjedhur marketin e shtetasit M.M.
Shtetasi E.Z akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”. /GazetaSinjali/