image Bën për spital 3 familjarët e tij në Suharekë, arrestohet

Siguri

Bën për spital 3 familjarët e tij në Suharekë, arrestohet

news image

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka përdorur dhunë në familje. Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre familjarë të tij, dy femra dhe një mashkull, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në Suharekë./GazetaSinjali/