image Ben Affleck thotë se është penduar që është divorcuar nga Jennifer Garner

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ben Affleck thotë se është penduar që është divorcuar nga Jennifer Garner

news image

Aktori i njohur amerikan me famë botërore, Ben Affleck ka treguar se për çfarë është penduar më së shumti në jetë.

Artisti në një intervistë për “New York Times”, ka thënë se divorci me ish-bashkëshorten, aktoren gjithashtu të njohur, Jennifer Garner ka qenë gjëja për të cilën është penduar më së shumti në jetë.

Affleck ka thënë se e ka pasur të vështirë që ta pranonte këtë gjë, duke treguar se ai ishte shkaktar për divorcin, por që në atë kohë, alkooli nuk e lejonte të reflektonte.

“Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish”, citohet të është shprehur aktori.

Në intervistat e mëparshme, Ben Affleck pati treguar se Jennifer Garner është një nënë e mrekullueshme dhe për fëmijët e tij.

Kujtojmë se dyshja i dhanë fund martesës në vitin 2018./Gazeta Sinjali/