Belgjika ka shënuar 303 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore në Belgjikë kanë raportuar 303 vdekje të tjera nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në 3903, raporton BBC.
Edhe pse numri i tij absolut duket i vogël në krahasim me ato në vendet e tjera të Evropës dhe SHBA, popullsia e vogël e Belgjikës do të thotë që për sa i përket vdekjeve për milion ndikimi i shpërthimit tani është më i madh se në Itali.
Sipas raportit të situatës ditore të botuar nga instituti shëndetësor Sciensano i Belgjikës, në ditën e kaluar u zbuluan 942 raste të konfirmuara të koronavirusit, me 310 njerëz që vuanin nga Covid-19 të pranuar në spital, ndërsa 239 u larguan nga spitali.Në përgjithësi, 5.393 shtretër spitalorë ishin zënë nga pacientë me koronavirus, 1.234 prej të cilëve ishin në kujdesin intensiv.
Që nga fillimi i shpërthimit të saj, Belgjika ka regjistruar 30.589 raste të koronavirusit.