image Belgjika, Gjermania e Spanja deklasojnë kundërshtarët në kualifikimet për Kupën e Botës

Futboll

Belgjika, Gjermania e Spanja deklasojnë kundërshtarët në kualifikimet për Kupën e Botës

news image

Disa nga kombëtaret e mëdha kanë vazhduar ndeshjet e tyre kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, transmeton Sinjali Sport.

Belgjika e demoloi Çekinë me rezultat të pastë 3-0.

Lukaku, Hazard dhe Saelemaekers shënuan për belgët në këtë sfidë, ku arritën fitoren e radhës në grupin E, ku kryesojnë me 13 pikë, derisa mysafirët kanë 7 pikë një pozitë më poshtë.

Gjermania u tregua e pamëshirshme ndaj Armenisë, duke i shënuar 6 gola, e duke mos pranuar asnjë.

Gnabry me dy gola, Reus, werner, Hofmann dhe Adeyemi me nga një ndihmuan për të korrur këtë fitore.

Tre pancirët me këtë fitore kanë 12 pikë në pozitën e parë, kurse mysafirët për çudi kanë 10 pikë pas gjermanëve.

Spanja në tjetrën anë po ashtu performoi në një nivel të lartë ndaj Gjeorgjisë, duke e mposhtur lehtë 4-0.

Stuhia e kuqe dominoi në gjithën ndeshjen, ku me Gayan filluan realizimin e golave, e vazhduan me Solerin, e më pas edhe me Torresin, ndërsa  e përmbyllën me Sarabian.

Spanja rikthehet në pozitën e parë me 10 pikë, kurse Gjeorgjia vazhdon të jetë e fundit me një pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/