Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka shkruar në 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Jashari thotë se 12 Qershori shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona shekullore për liri.
“Kujtojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë“, ka shkruar Jashari.
Ai tutje ka shkruar se i jemi mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, për përkrahjen e dhënë në rrugëtimin tonë për çlirim nga okupatori serb.
“Sot 23 vite pas, është obligim i secilit nga ne që të angazhohemi maksimalisht në jetësimin e amanetit të të rënëve për të pasur një shtet të zhvilluar që siguron mirëqenie e kushte të barabarta në shkollim e punësim“, ka thënë Jashari, duke e përmbyllur tekstin e tij me “Lavdi të përjetshme të rënëve për Liri!”.