image Bekim Jashari - komandantit të ri të FSK-së: Ah sikur të ishte gjallë bali Adem të të shihte duke udhëhequr ushtrinë tonë

Kosovë

Bekim Jashari – komandantit të ri të FSK-së: Ah sikur të ishte gjallë bali Adem të të shihte duke udhëhequr ushtrinë tonë

news image

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i është gëzuar emërimit të kushëririt të tij, Bashkim Jasharit, në krye të Forcës së Armatosur të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Jashari do të vazhdojë rrugën e Adem e Hamëz Jasharit, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë tonë.

Ndër të tjerë, Jashari ka shprehur dëshirën e tij që ata të ishin sot gjallë e ta shihnin Bashkimin duke udhëhequr ushtrinë.

Postimi i tij:

Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdojë rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtarë.

Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoi deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime Komandant Bashkim Jashari!/GazetaSinjali/