Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, njëherit edhe djali i heroit Hamëz Jashari, i është bashkuar thirrjes për protestë përmes lëshimit të këngës së marshit të UÇK-së.
Jashari në profilin e tij zyrtar në Facebook e ka postuar një video në të cilën shihen anëtarët e familjes Jashari, Ademi, Hamza e të tjerët gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Jashari edhe sot gjatë ditës kishte reaguar ndaj deklaratave të ish-këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashi, i cili mbrëmë në një emision televiziv deklaroi se UÇK ka kryer krime ndaj civilëve serbë në Kosovë.
“Po mos të ishte UÇK‘ja. Do ishte Serrbia!”, thuhet në mbishkrimin e videos së postuar nga Jashari. /GazetaSinjali/