Deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu, bëri thirrje për kujdes të shtuar ndaj koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Haxhiu tha se rritja e rasteve me COVID-19 është shqetësuese dhe se, sipas tij, po hyjmë në valën e tretë të kësaj sëmundje.
“Rritja progresive në javën e fundit e numrit të rasteve pozitive (+1336) dhe rasteve aktive (+783) është shqetësuese, andaj duhet angazhim dhe kujdes maksimal i të gjithëve për uljen e këtyre shifrave”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Ju lutem, tregoni kujdes të shtuar! Jemi në prag të valës së tretë të pandemisë COVID-19. Rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit është shqetësuese dhe paralajmërim se po hyjmë në valën e tretë të pandemisë COVID-19.
Rritja progresive në javën e fundit e numrit të rasteve pozitive (+1336) dhe rasteve aktive (+783) është shqetësuese, andaj duhet angazhim dhe kujdes maksimal i të gjithëve për uljen e këtyre shifrave.
Respektimi i Ligjit Anti-Covid-19, respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, mbajta e maskës, mbajtja e distancës, higjiena, dezinfektimi i duarve, shmangia e tubimeve duhet të jenë prioritet për çdo qytetar të Kosovës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
P.S. Numrin e rasteve në javën e fundit.
Raste aktive COVID-19:
E martë —- 2478,
E hënë —– 2332,
E diel—— 2192,
E shtunë — 2062,
E premte — 1953,
E enjte —– 1871,
E mërkurë — 1770,
E martë —- 1695,
Raste pozitive COVID-19:
E martë —- 197,
E hënë —– 205,
E diel —– 186,
E shtunë — 166,
E premte — 169,
E enjte —– 159,
E mërkurë– 124,
E martë —- 130./Gazeta Sinjali/