Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu pas përfundimit të protestës së organizuar nga Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër qeverisë, tha se koha e “tradhtarëve e trushperlarëve po përfundon”.
Haxhiu thotë se qeveria e Albin Kurtit, të cilën e quan “Qeveri kuislinge” nuk mund ta izolojë Kosovën, e të diskriminojë luftëtarët e lirisë.
“Qeveria kuislinge e Kurtit nuk mund ta izoloj dhe sanksionoj Kosovën, nuk mund t’i diskriminoj luftëtarët e lirisë, veteranët e UÇK-së e te paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës. Koha e tradhetarëve dhe trushperlarëve po përfundon njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar ai.