image Bekë Berisha para deputetëve prezanton presidentin ideal për vendin

Politikë

Bekë Berisha para deputetëve prezanton presidentin ideal për vendin

news image

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha para deputetëve në seancën e Kuvendit që po mbahet tani ka folur lidhur me postin e presidentit të vendit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Gazeta Sinjali.

Berisha tha se president i vendit duhet të bëhet dikush që pranon mendimin ndryshe dhe dikush që i nënshtrohet drejtësisë sa herë që ka nevojë.

“Unë nuk besoj në karma, nuk jam budist, jam shqiptar dhe besoj në zot, por më së paku besoj në gënjeshtra. Kosovës i duhet dikush që kur ndërron koha, i dhem trupi prej plagëve, Kosovës i duhet një president që kur kalon nga varrezat civile menon për anëtarët e vetë të familjes që për këtë liri tani ata i ka në varr, dikush i cili të këqyr në dritë të syve e të thotë po ose jo. Dikush që pranon mendimin ndryshe të secilit intelelektual,  dikush që i nënshtrohet drejtësisë sa herë që ka nevojë dhe flamurin e shtetit e mban lartë”, tha Berisha.

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës po mbahet Interpelanca e kryeministrit Hoti për shfuqizimin e Task-Forcës. /Gazeta Sinjali/