image Bekë Berisha i kërkon PDK-së të kërkojë falje për deklaratën e Blerta Deliut

Politikë

Bekë Berisha i kërkon PDK-së të kërkojë falje për deklaratën e Blerta Deliut

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetja Blerta Deliu dhe PDK-ja që të kërkojnë falje për deklaratat për cilësimet si terroristë për kunatin e ministres Albulena Haxhiu i cili është i arrestuar me grupin e Kumanovës.

“Po ashtu për deputeten dhe PDK-në i kërkoj me i kërkua falje familjeve për atë deklaratë, jo me i kërkua falje ministres se ndodhë që kjo bëhet nervoz edhe kjo flet qashtu, por familjeve, atyre njerëzve është tepër edhe nuk kërkohet prej neve me cilësua askënd terrorist, ndoshta ata janë njerëz që e kanë vazhdua ëndrrën për bashkim kombëtar, pres prej PDK-së me kërkua falje, jo ministres as neve këtu por të gjithë njerëzve që janë ndier keq me atë deklaratë”, ka thënë ai.

Ai kërkoi edhe nga ministrja e Drejtësisë që të flasë për ligjet dhe jo të fjaloset me deputetët.

“Së pari po dua ministres me ia thënë nja dy fjalë, mendoj se për ministren është me rëndësi me i kalua ligjet, por si duket ti e ke më të rëndësishme me i thënë diçka një deputeti tjetër apo me u fjalos pastaj ndodhi edhe ajo tjetra”, tha ai./GazetaSinjali/