image Bekë Berisha: Glauk Konjufcën në AAK e kishte sjellur SHIK-u

Kosovë

Kuvendi/ Bekë Berisha: Glauk Konjufcën në AAK e kishte sjellur SHIK-u

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se kur Glauk Konjufca ishte i ri e kishte ardhur në AAK, e kishte sjellur SHIK-u.

“Glaukun sot pe kursej, por nuk do ta kursej herën tjetër, pe kursej se e mbaj mend kur patë ardhur si i ri në Aleancë, e aty e kish pas pru SHIK-u, e tani dul në Vetëvendosje e aty u bë i madh pastaj.

Berisha gjithashtu për kryeministrin Kurti tha se e dashuron vetëveten dhe se dëshiron të hyj në histori.

“Ky njeri është i dashuruar në vetveten, po dëshiron me hy në histori, në fund të fundit, profa po ju shkarkon, ne po ju shikojmë e po i bashkohemi këtij mocioni”, tha ai./ Gazeta Sinjali/