image Bekë Berisha bën fushatë në Istog duke shkelur masat antiCOVID

Kosovë

Bekë Berisha bën fushatë në Istog duke shkelur masat antiCOVID

news image

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha po zhvillon takime me qytetarë para zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha sot mbajti takime me banorët e dy fshatrave të Istogut, Banjë dhe në Vrellë duke i shkelur masat antiCOVID.

Në fotografitë e publikuara, shihet se dhjetëra qytetarë nuk po i bartin maskat dhe nuk po e respektojnë distancën fizike./Gazeta Sinjali/