Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha po zhvillon takime me qytetarë para zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Berisha sot mbajti takime me banorët e dy fshatrave të Istogut, Banjë dhe në Vrellë duke i shkelur masat antiCOVID.
Në fotografitë e publikuara, shihet se dhjetëra qytetarë nuk po i bartin maskat dhe nuk po e respektojnë distancën fizike./Gazeta Sinjali/