image Bëjnë video në TikTok duke kërcyer me kufomën, kritika të ashpra për infermierët

Botë

Koronavirusi/ Bëjnë video në TikTok duke kërcyer me kufomën, kritika të ashpra për infermierët

news image

Disa infermierë të cilët kanë postuar në TikTok një video ku shihen duke kërcyer ndërkohë që mbajnë një kufomë të futur në qese me etiketën COVID-19, janë kritikuar ashpër në internet.

Katër infermierët nuk janë identifikuar, nuk dihet se në cilin spital punojnë dhe nuk është e qartë nëse kufoma është e vërtetë.

Videoja ngjan shumë me meme-t që qarkullojnë në rrjetet sociale me funeralet në Ganë, ku ata që mbajnë arkivolin e bëjnë këtë gjë duke kërcyer.

Por, ka pasur edhe nga ata që këtë video e kanë parë si një simbolikë të luftës së fituar të stafit mjekësor me koronavirusin. Ata thonë se kufoma përfaqëson COVID-19, ndërsa infermierët po e përcjellin. /Gazeta Sinjali/