image “Bëhu pjesë e historisë”, Ambasada e SHBA-së apelon për aplikim në garën për ‘FBI shqiptare’

Rajon

Njoftimi/ “Bëhu pjesë e historisë”, Ambasada e SHBA-së apelon për aplikim në garën për ‘FBI shqiptare’

news image

Përmes një postimi në facebook, ambasada amerikane ne Tirane apelon punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore për të aplikuar në garën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Arben Kraja, kreu i SPAK njoftoi se eshte hapur aplikimi per pozicionin e drejtorit te BKH-së.

“Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani: https://bkh.al/aplikim/”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Në reagimet e saj të herë pas hershme për Byronë Kombëtare të Hetimiet, Ambasada amerikane ka theksuar se ky institucion do të do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156972845520838