Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli sot gjatë ditës ka thënë se ai nuk është lejuar të ulet me aeroplan në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, por burime të Gazetës Sinjali nga Ministria e Infrastrukturës thonë se Pacolli ka leje valide për aterim.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit konfrimojnë se Behgjet Pacollit i është dhënë leje për aterim në aeroportin e Prishtinës dhe për këtë është njoftuar edhe qendra e kontrollit dhe personat e autorizuar që merren me kontrollin e kufirit ajror, shkruan Gazeta Sinjali.
Në anën tjetër Pacolli ka reaguar sërish përmes Facebookut, duke thënë se leja që posedonte aeroplani i tij për të ateruar është anuluar.
Gazeta Sinjali ka siguruar edhe dokumentin e lejes ku Pacollit i lejohet aterimi në aeroportin e Prishtinës./ Gazeta Sinjali/