Deputetja më të re në Zelandën e Re, 21-vjeçarja Hana-Rawhiti Maipi-Clarke, e cila bëri histori si deputetja më e re në 170 vjet, në Parlament këndoi dhe performojë ritin “haka maori”, pasi e njëjta vjen nga komuniteti Maori.
Në fjalimin inaugurues, deputetja premtoi për angazhimin ndaj zgjedhësve, duke thënë: “Unë do të vdes për ju, do të jetoj për ju”.
The Guardian shkruan se Maipi-Clarke nuk e percepton veten si një politikane konvencionale, përkundrazi, ajo e sheh rolin e saj si përgjegjëse për gjuhën, tokën dhe mençurinë tradicionale maori.
10 ditë pas këtij betimi, deputetja u bë virale kudo në rrjet me interpretimin e “haka maori”.