image Bëhet virale nëpër të gjthë botën fotoja e ushtarit amerikan i cili kujdeset për foshnjën afgane

Botë

Bëhet virale nëpër të gjthë botën fotoja e ushtarit amerikan i cili kujdeset për foshnjën afgane

news image

Është bërë virale nëpër të gjithë botën fotografia e një ushtari amerikan që shihet duke mbajtur në krahë një foshnjë afgane përderisa ka prekur zemrat e njerëzve.

Ushtari amerikan shihet se e ka mbështetur fëmijën në shpatullën e tij të majtë me qëllim që ta qetësonte nga gjithë ai kaos i krijuar në aeroport, përderisa ishte duke e mbajtur një bidon me ujë në dorën tjetër.

Kjo fotografi shfaq humanizmin e mbetur në situatën e krijuar në Afganistan, sidomos në aeroportin e Kabulit, ku mijëra qytetarë të Afganistanit po presin prej disa ditëve të largohen drejt ndonjë vendi tjetër.

Britania po planifikon largimin e 6 mijë njerëzve këtë javë duke e rritë kështu evakuimin e evakuimin masiv të qytetarëve britanikë dhe afganë nga Afganistani. /GazetaSinjali/