image Bëhet thirrje për kufizim udhëtimesh, shkak varianti i ri i COVID-19 që u zbulua në Afrikë

Botë

Bëhet thirrje për kufizim udhëtimesh, shkak varianti i ri i COVID-19 që u zbulua në Afrikë

news image

Shkencëtarët kanë bërë thirrje për kufizime të menjëhershme të udhëtimeve pas raportimeve se një variant i ri i Covid-19 po shkakton rritje të rasteve në Afrikën Jugore.

Varianti i cili u identifikua të martën, ngjalli shqetësim se bart një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh. Të dhënat e fundit, të paraqitura nga shkencëtarët e Afrikës së Jugut të enjten, zbuluan se varianti gjithashtu duket të jetë më i transmetueshëm dhe tashmë është përhapur në të gjithë vendin, shkruan The Guardian.

Ewan Birney, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare dhe një këshilltar i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, kanë bërë thirrje për vendosjen e kufizimeve urgjente të udhëtimit në jug. Ndërkohë që transmetueshmëria e variantit të ri është hetuar, Afrika mund të përbënte rrezik që pandemia të rifitonte vrullin.

Ai u bëri thirrje vendeve që të mos përsërisin gabimin e dështimit për të vepruar shpejt. 

Ajo që kemi mësuar nga situata të tjera si kjo – disa kanë rezultuar në rregull dhe disa jo – është se ndërsa ne po ju duhet të jeni në mënyrë të arsyeshme paranojake”, tha ai.

Në nivel kombëtar, numri ditor i infeksioneve në Afrikën e Jugut arriti në 1,200 të mërkurën, nga 106 në fillim të muajit.

/GazetaSinjali/