Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, ka bërë të ditur se është duke u përgatitur mbishkrimi “Mirë se vini në Prishtinë”.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar disa fotografi të cilat shihet se ky mbishkrim është drejt përfundimit dhe është vendosur në rrethrrotullimin e kryeqytetit, i cili e lidh me Fushë Kosovën dhe Prishtinën.
“Duke përfunduar”, ka shkruar Braha në Facebook./GazetaSinjali/