Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar se në konkursin për rektor të UP-së kanë aplikuar gjashtë persona.
Kësisoj, postin e rektorit të UP-së e synojnë But Deda, Ilir Tolaj, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Qerim Qerimi dhe Ermir Rogova.
Konkursi për rektor është hapur pasi ish-rektori, Naser Sahiti, para tri javëve, është shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së.