image Bëhen llom katër persona në Lipjan, dy dërgohen në mbajtje

Siguri

Bëhen llom katër persona në Lipjan, dy dërgohen në mbajtje

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Lipjan, të cilët dyshohen se janë rrahur mes vete, raporton Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, rreth orës 23:43.

Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që dy nga të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”

/GazetaSinjali/