Sot Kosova feston 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në mesin e aktiviteteve që kanë organizuar institucionet e vendit për ta shënuar këtë ditë, është edhe ngritja e flamurit shtetëror nga grada ceremoniale e FSK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë ceremoni, që do të mbahet në oborrin e Qeverisë së Kosovës do të jenë të pranishëm edhe dy ish-partiakët, u.d. e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.
Kjo ceremoni do të fillojë në orën 08:00.
Disa orë më vonë, saktësisht në ora 12:00, do të mbahet manifestimi qendror i shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu edhe në këtë organizim marrin pjesë u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti./GazetaSinjali/