image Begaj përkujton sulmet terroriste në ShBA, bën thirrje për të ruajtur sigurinë kombëtare

Shqipëri

Begaj përkujton sulmet terroriste në ShBA, bën thirrje për të ruajtur sigurinë kombëtare

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit në ShBA.

Begaj tha se sot kujtojmë sulmin terrorist të 11 shtatorit kundër ShBA, sulme këto që ndryshuan sigurinë përgjithmonë.

“Sot kujtojmë me dhimbje dhe respekt të gjithë ata që humbën dhe sakrifikuan jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit kundër SHBA dhe demokracisë, sulme të cilat e ndryshuan botën dhe perceptimin për sigurinë përgjithmonë” shkroi ai.

Begaj reagoi edhe për sulmet kibernetike në Shqipëri ditëve të fundit, ku u shpreh se siguria duhet të mbetet prioritet kryesor.

“Sulmet kibernetike të kohëve të fundit në infrastrukturën tonë virtuale sjellin në vëmendje që siguria duhet të mbetet prioriteti ynë kryesor” shkroi tutje ai.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim të intitucioneve për të ruajtur të pacënuar sigurinë kombëtare.

/GazetaSinjali/