Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar në SHBA me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme, Josep Borell, teksa ka thënë se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është garanci për sigurinë në rajon.
Begaj në këtë takim, mes tjerash theksoi se ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
“Me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell. E falënderova për mbështetjen e tij dhe të Komisionit për Integrimin Evropian të Shqipërisë, si dhe për vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor. Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkroi ai.