image Begaj: Familja Jashari është gurthemel i lirisë së Kosovës

Kosovë

Begaj: Familja Jashari është gurthemel i lirisë së Kosovës

news image

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

Begaj, në një shkrimi në Facebook, ka thënë se familja Jashari janë gurthemel i lirisë së Kosovës.

“Sot në këtë 25-vjetor të Betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar, Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm. Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj”, ka shkruar Begaj në Facebook.

“Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/