Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, po e zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri, e të cilit mirëseardhje i dëshiroj i pari i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Begaj në fjalen e tij të rastit i tha Clinton se “Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën”.
“Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”, shtoi Begaj.
Ish-presidenti i ShBA-ve Bill Clinton ka mbërritur më herët në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Clinton me një ceremoni shtetërore do të nderohet me çmimin “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.